Shitësit në Ballsh hapin listat veresie të naftëtarëve: Marrin bukë të ndenjura me gjysmë çmimi

Emisioni “Politik-On/Off” në RTV Ora ka trajtuar këtë të hënë çështjen e grevës së naftëtarëve në Ballsh. Ata kanë shumë paga pa marrë prej katër vitesh, ndërkohë që kërkojnë dhe rinisjen e punës në Rafineri.

Për gazetarin e “Politik-On/Off”, shitësit në Ballsh shprehen se familjet e naftëtarëve blenë me listë prej disa vitesh, duke i çuar dhe ata drejt falimentimit.

Njëri prej shitësve tha se familjet e naftëtarëve detyrohen të marrin bukë të ftoha prej tre ditësh të mbetur me gjysëm çmimi.

"Listat ti tregon xhaxhi, prej 6 muajsh marrin. Nuk kanë me çfarë ti paguajnë, janë katandisur keq! Edhe ne blejmë me listë nga Tirana, prej një muaji nuk u japim më se nuk mundemi të paguajmë detyrimet tona. Qeveria të vërë dorën në zemër, ti shikojë naftëtarët se gjynah".

"Lista ka shumë, kanë tre vjet që marrin, që kur nuk u dhanë rrogat. Edhe ne jemi pranë falimentimit, marrin bukë të ftohta që kanë tre ditë, që ti marrin me gjysmë çmimi. Edhe këto bukë i kërkojnë pa lekë, ne nuk mbajmë dot më. Po futemi në grindje me ata, se kërkojnë të marrin pa lekë dhe ne nuk u japim dot."

LEXO EDHE: Deputeti deklaronte se do të ishte mes naftëtarëve nëse s’merrnin pagat, sot mbyll telefonin