"Revoltë" në burgje, të burgosurit në grevë urie kërkojnë amnisti: U dënuam nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Revolta me Grevë urie e të dënuarve po përhapet mes institicioneve të vuajtues së dënimit.

Të burgosur në Burgun e Reçit i janë bashkuar protestës të nisur herët në Burgun e Peqinit dhe paraburgimin e Shënkollit në Lezhë.

Ata i janë drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj me një peticion 4 pika kryesore.

Në peticionin e firmosur nga 214 të dënuar ata argumentojnë kërkesen për amnisti me faktin që vendimet ndaj tyre thonë se janë marrë nga një drejtësi e kurruptuar sic po provon vetingu dhe të anatemuar nga vetë ministrja.

  • Kërkesa e të dënuarve në burgun e Reçit
  • Amnisti të Përgjithshme 2-3 vite
  • Aprovimi i lejeve shpërblyese
  • Lejimi i takimeve me familjet
  • Lejimi i takimeve speciale

Peticioni i te denuarve te Reçit

Ata theksojnë edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë

"Reforma në drejtësi do të na sillte një shpresë që më në fund do dilte e drejta jonë dhe doli sepse u shkarkuan pafundësisht gjyqtarë dhe prokuror por ngeli akoma dënimi i dhënë nga paketa Gjyqtarë dhe Prokurorë ku jo rrallë herë akuzohen si të korruptuar dhe të paaftë. Ndaj e drejta jonë legjitime dhe e logjikshme na çon drejt kërkesës për një Amnisti të Përgjithshme."

Burgu i Shenkollit
Prej 5 ditësh në grevë urie janë edhe 70 punonjës të burgut të Shënkollit, të cilët kërkesë kryesore kanë takimet me avokatët dhe familjarët të ndërprera për shkak të pandemisë.

Grevat e urisë nisën nga burgu i Peqinit, ku qëndrojë ata që konsiderohen të dënuarit VIP.

Ata iu drejtuan me një peticion me 13 pika ministrisë së Drejtësisë, ku kryesore ishin përgjysmimi i dënimeve aktuale dhe konvertimi në 20 vite burg të dënimeve të përjetshme!

Kërkesat e të dënurave në Peqin

  • Dënimet aktuale të përgjysmohen
  • Dënimet e përjetshme të bëhen 20 vite
  • Të përfitojnë edhe të paraburgosurit

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat.

Shkarkohet drejtori i Peqinit- Ministria e Drejtësisë nuk ka ende një reagim për kërkesat e grevistëve po ka shkarkuar nga detyra burgun e drejtorit të Peqinit Bukurosh Malluta për keqmenaxhimin e situatës së krijuar