Miliardat e KE-së, Rama: Paratë që jep bota nuk vijnë këtu me kanoe, janë 7 dete në mes
Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi që ka parë Radio Evropa e Lirë.
Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky investim është hapur falë vizionit të shengenit rajonal, por shtoi se për të marrë këto investime duhet një rruge e gjate per ti fituar.
"Kur i dëgjoni këto miliarda kini parasysh se mes nesh dhe ata ka 7 dete. Janë por kanë procese nga më të ndryshmet. Ne po mbarojmë shkollat me buxhetin e shtetit, me paratë tona e kursimet tona për të adresuar një problem që nuk e krijuam ne. Se pot ë mos kishim rindërtimin do të kishim pasur më shumë dhe për covidin. Ne po mbarojmë shkollat, ndërkohë që BE po nis shkollat se kanë procedurat të tjera.
Këto miliarda lidhen me gojën që më ra mua, shengeni rajonal. Nëse lexoni tekstin paraprak janë miliarda se është hapur një vision I ri me vizionin e shengenit rajonal. Është shengeni rajonal që hap këtë prespektivë sot.
Paratë që jep bota nuk vijnë këtu me thes as me valixhe dhe as me kanoe. Paratë që jep bota vijnë me procedura që jep vetë. I bëjnë vetë studimet. Caktojnë vetë tenderat u supervizojnë vetë. Dhe kohën e kanë në dorë ata jo ne”