Rama rrit pagat e mjekëve dhe mësuesve 4 muaj para zgjedhjeve. Sa ishte dhe sa behet

Kater muaj para zgjedhjeve, qeveria shqiptare ka vendosur që në buxhetin e shtetit që hy në fuqi në janar të rriten pagat për bluzat e bardha dhe mësuesit. Në konferencën e përjvashme Kryeministri Rama shprehu keqardhje ndaj deklaratave të zyrtarëve serb ndaj tij për aludimmet e Shqipërisë së Madhe. kreu i qeverisë shqiptare nuk mjaftohet vetëm me notën protestë ndaj ambasadorit serb por kërkon edhe një ndjesë publike nga Presidenti Vuçiç.

Tirane- Qeveria do të rrisë pagat për bluzat e bardhe dhe arsimtarëve nëpërmjet buxhetit të vitit të ardhshme.

Në konferencë së përjavshme Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave dhe të Rindërtimi u shprehen se kjo rritje do të jetë efektive në fillim të janarit.

Paga për bluzat e bardha do rritet 40% ndërsa e arsimtarëve 15%.

Sa do te perfitojne

Në sistemin shëndetësor do përfitojnë 18 415 punonjës

4650 mjeke
1 765 infermiere
Mbi 35 800 arsimtare

Kreu i ekzekutivit nuk shqetësohet as nga pengesa e Kodit zgjedhor, i cili e pengon të bëjë rritje pagash apo pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve.

"Ligji flet në kuptim të masave që merren ekstra dhe jo të buxhetit të shtetit."

Edi Rama tregon që është i shqetësuar për grevën e urisë të naftëtarëve të Ballshit, por hoqi përgjegjësinë ndaj kësaj situate.

Lexo me shume:

Greva e naftëtarëve, Rama: Pasoje e nje privatizimi kriminal, e tepërt të fajësohet qeveria

Dekalratave të zyrtarëve serb ndaj Edi Ramës  për krijimin e Shqipërisë së madhe, Ministria e Jashtme shqiptare i është përgjigjur me një notë proteste ambasadorit serb në Tiranë.

Lexo me shume:
Rama: Vuçiç të kërkojë falje për gojështhururin Vulin, notë proteste ambasadorit serb


Edhe Pse nuk preferoi të përgjigjet ndaj akuzave të Preisdentit Ilir Meta për miratimin e  njëanshëm të Kodit Zgjedhor në Parlament, Edi Rama nuk e la pa e thumbuar kreun e shtetit si "fatkeqësi natyrore"



Lexo me shume:
Rama: Meta e Berisha fatkeqesi natyrore

Paga e mjekeve

Paga mesatare bruto e mjekeve

Paga per Infermieret dhe laborantet

Arben Ahmetaj iu përgjigj akuzave për keqpërdorimin e buxhetit të shtetit ata qe e quajti "boloria politike":

”Ku shkuan paratë ku shkuan paratë? Ja shikoni” tha Ahmetaj duke iu referuar rritjes së pagave.

Sipas ministres Denaj kostoja në buxhet për vitin 2021 shkon në 8 miliardë lekë.

https://youtu.be/K14ZB1mWmlw