Pogradec: Makinat përplasen e bëhen shosh, zjarrfikësit nxjerrin të plagosurin nga makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2020, 14:34
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në Lin të Pogradecit mesditën e sotme. Goditja ka qenë e fortë ndërsa dy persona janë dërguar në spitalin e Pogradecit. Njëri prej tyre është në gjëndje të rëndë dhe po sillet në Tiranë në spitalin e Traumës.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Njëra prej makinave ka qenë me targa greke. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurit.