“Asnjë alibi nuk justifikon Ramën!” Vasili: “5 qershori”, që u ngjiz dhe shkrua në Ambasadën amerikane, u shkel për faqe të zezë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës amerikane se ndryshimet në kod janë shtesa dhe jo shkjelje e marrëveshjes së 5 qershorit.
Në një postim në facebook, Vasili thotë se marrëveshja konsensuale e 5 qershorit, që u ngjiz dhe u shkrua në Ambasadën amerikane, u shkel sot për faqe të zezë nga Edi Rama.
Përballë këtij realiteti, thekson Vasili, askush nuk mund të mbyllë sytë dhe as të lajë duart si Pilati.
Në këtë kontekst, ish -deputeti vlerëson se çdo alibi për përgjegjësinë e rëndë të Kryeministrit për shkeljen e dhunshme të 5 qershorit është kundër ppopullit shqiptar, kundër zgjedhjeve të lira dhe integrimit të Shqipërisë.
Postimi i plotë në facebook
Marreveshja konsensuale e 5 qershorit, qe u ngjiz dhe u shkrua ne Ambasaden Amerikane u shkel sot per faqe te zeze nga Edi Rama.
Ky eshte fakt qe nuk e luan topi!
Askush nuk mund te mbylle sot syte dhe te laje duar si Ponc Pilati perpara ketij fakti ulerites.
Dhjetra nene te Kodit Zgjedhor te miratuar ne perputhje dhe zbatim te marreveshjes se 5 qershorit u shqyen dhe u grisen sot nga Edi Rama.
Edhe ky eshte fakt qe nuk e luan topi.
Çdo alibi per pergjegjesine shume te rende te Edi Rames per shkeljen e dhunshme te 5 qershorit eshte KUNDER POPULLIT SHQIPTAR , kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe kunder Integrimit Europian dhe anetaresimit te Shqiperise ne BE.