Meta i përgjigjet Ramës: Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2020, 13:36
Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama: Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. Mos guxo të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.
Lexo dhe :Rama replikon me Metën: Nuk me shantazhon dot