Rama: Ilir Meta i pangopur! Çfarë do më shumë nga Shqipëria?!

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas fjalës në seancë plenare, Rama ia ka përsëritur edhe një herë pyetjen Metës, që fillimisht e ngriti në rrjetet sociale: "çfarë borxhi i ka më shumë Shqipëria Ilir Metës?".

I pyetur se a i frikësohet presidentit, Rama dha këtë përgjigje:

"Pyetja ime që mbetet pa përgjigje akoma, çfarë borxhi i ka më shumë Shqipëria Ilir Metës? Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë Ilir Metës. E ka bërë kryeministër, kryetar Kuvendi, e ka bërë edhe president. Çfarë duhet të bëjnë më shumë shqiptarët për Ilir Metën?

Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari shqiptarët. S’e kuptoj çfarë do më shumë Ilir Meta nga Shqipëria”.