"Gjiknuri më kërcënoi në telefon"/ Valteri-Ramës: Hiqe këtë qen bir qeni
Pas debatit të egër jashtë parlamentit me Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës Halit Valteri në një dalje për mediat tregoi prapaskenat e momentit që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve.
Sipas deputetit, ai kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Gjiknuri pak para debatit.
"Unë nuk jam në idiot që të dal nga seanca dhe ti drejtohem një deputeti, me telefoni dhe me kërcënoi mos u merrni me mua. Gjiknuri më tha që 'nuk më njeh, mos u merr me mua'. Rama ta tërheqë këtë qen bir qeni. Unë dhe familja ime e kemi treguar si i trajtojmë mbeturinat. Kjo parti me fekale do të përfundojë me 30 deputetë. PS ka blerë deputetë për të kaluar Kodin e ri zgjedhor. Gjiknuri vodhi 100 milionë euro, ja merr "Guruja" nga 5 milionë sa herë i takon gruan', tha ndër të tjera Valteri.
Debati Valteri-Gjiknuri: