Sherri me deputetin e opozitës, Gjiknuri: Halit Valteri, aksident historik
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri reagoi pas debatit me deputetin e opozitës Halit Valteri.
Sipas tij, Valteri nuk është kërcënuar nga ana e tij, ndërsa e quajti aksident historik.
“Nuk merrem me deklaratat e personave që janë aksidente historike", tha Gjiknuri.
I pyetur nga gazetarët nëse e ka kërcënuar Valterin, Gjiknuri u shpreh: "Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë".
Votimin e sotëm në Parlament të Kodit të ri Zgjedhor, Damian Gjiknuri e quajti sërish një gjë historike.
Përplasja Gjiknuri-Valteri: