Zhduken pa gjurmë tre kushërinj në Malësinë e Madhe, Gazetari: Dyshohet se u vranë për parcelat me kanabis


Familjarët denoncojnë në polici zhdukjen e tre të rinjve, dy prej tyre janë kushërinj me njëri tjetrin.

Mësohet se denoncimi në policinë e Malësisë së Madhe është bërë pasi rezulton se ata kanë humbur kontaktet prej të shtunës 3 tetor 2020.

Denoncimi është bërë më 4 tetor 2020 rreth orës 17:30 në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

"Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe" informoi sot paradite policia e Shkodres.

Shërbimet e Policisë pas  kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve..

Gazetari investigativ  denoncoi mbrëmë zhdukjen e tre të rinjve sipas tij dyshohen të jenë vrarë për parcelat me kanabis…

Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende.

Personat e zhdukur jane: Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt...


Lexo dhe
Çfarë denoncoi Artan Hoxha

Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones.

Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit.

Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme.