Parlamenti pritet të votojë Kodin Zgjedhor, Ruçi: Stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë

Në nisje të seances plenare gjatë të cilës pritet votimi i Kodit të ri Zgjedhor, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka quajtur këtë stacionin e fundit të një rrugëtimi të gjatë.

Sipas kryeparlamentarit, Kuvendi iu afrua sa ishte e mundur alternativave që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryesorja ështëse plotësuampritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre, tha ndër të tjera Ruçi.

Kodi Zgjedhor, që u miratua në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, e cila i qëndroi idesë së saj që koalicionet të garojnë me listë unike të përbashkët, ndonëse kjo kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare, pritet të kalojë sot në votim në seancë plenare.

Lajmi u dha që dje nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili nga selia e PS, bëri të qartë se nuk kërkon më kompromis me PD, por i interson vetëm të bëjë 84 vota.

Rama: “Nesër në parlament do të kalohet. Shumica kushtetuese është ajo që vendos në fund të ditës. Mjafton të marrë 84 vota dhe është ligj. Nuk e vë dot në diskutim askush”.

Rendi i ditës për seancën e sotme:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare date 24.9.2020.

Njoftimi i 9eshtjeve te depozituara ne Kuvend për shqyrtim.

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.019, date

29.12.2008 "Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" të ndryshuar"".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionit Rregullator".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve".

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës