"Nuk ka kthim pas!" Naftëtarët e Ballshit në grevë urie
Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit vijon sot ditën e tetë.
Naftëtarët në grevë shprehen se gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet ndërkohë që ata akoma nuk po marrin një përgjigje për kërkesat e tyre.
"Kemi dhimbje koke, këputje dhe stres të madh nga fakti që ende nuk po marrim një përgjigje, qoftë edhe një përgjigje negative", shprehet Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj
Mjekja Eugerta Avdulaj tregon se gjendja shëndetësore e grevistëve është e rënduar për shkak të problemeve që ata kanë më diabetin dhe tensionin.
"Disa kanë probleme me tensionin disa të tjerë kanë probleme me diabetin. Gjendja është e rënduar", shprehet mjekja Eugerta Avdulaj.
Pavarësisht problemeve që kanë me shëndetin, grevistët nuk tërhiqen dhe thonë se: "nuk ka kthim mbrapa pasi po kërkojnë një të drejtë që po u mohohet"
Që prej shtatorit të vitit të kaluar, naftëtarët e Ballshit kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme për pagat dhe rinisjen e punës, ndërsa kjo është greva e dytë e urisë brenda këtij viti.