“AGSM Holding Albania” drejt shitjes? Kush do të jetë blerësi i ri?

AGSM Verona, kompania publike e  Shërbimeve në Komunën e Veronës është drejt shkrirjes së saj e drejt krijimit të një kompanie të re, e cila do të jetë bashkimi i Agsm Verona me AIM Vicenza që është edhe kompania publike e shërbimeve në komunën e Vincenzas.

Kjo është një javë kyçe e këtij aksioni të madh financiar që më 8 tetor 2020 do të votohet në këshillin bashkiak të Vincenzës e më 12 tetor në atë të Veronës. Por është gjithashtu një javë kyçe edhe për Tiranën, raporton nga Italia gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi.

AGSM Verona është njëherësh pronari me 75% të kuotave të AGSM Holding Albania, 25 % e të cilës është në pronësi të Amia Verona e cila nga ana e saj është e kontrolluar totalisht nga AGSM Verona. 

Agsm Holding Albania së bashku me Bashkinë e Tiranës kanë krijuar kompaninë Eco Tirana, të cilës i është besuar menaxhimi për 25 vite i higjenizimit të qytetit, menaxhimi e riciklimi i mbetjeve urbane.

Ky ndryshim kolosal i kompanisë mëmë Agsm Verona pa dyshim prek drejtpërdrejtë dhe kompaninë Agsm Holding Albania.

E çfarë do ndodhë me shërbimet e kësaj kompanie në Shqipëri? A do jetë ajo pjesë e kompanisë së re që do të krijohet? Apo do të vihet në shitje?

Këto pyetje janë shtruar dhe gjatë mbledhjes prej 4 orësh zhvilluar dy ditë më parë në Komsionin komunal të Veronës. 

"AGSM Holding Albania është informuar mbi shkrirjen e Kompanisë AGSM Verona, por nga Tirana gjithcka ka rënë në vesh të shurdhët", është referuar në mbledhjen e komisionit komunal.

Ende nuk dihet cili është plani biznesi i AGSM Holding Albania? Sa është vlera e tij?

Nga Tirana nuk ka asnjë infroamcion e me shumë gjasa që AGSM Holding Albania do të shkoj drejt shitjes.

Llogaritet që vlera e kësaj kompanie është sot rreth 1 milionë euro e duket se po kërkohen blerës për të zgjidhur këtë nyje të AGSM Verona e cila i ka ditët e numëruara.

Pas votimit në këshillin komunal të Vincezas e Veronës më 8 e 12 tetor 2020,. kompania e re që do të dalë nga bashkimi i AGSM Verona e AIm Vicneza do të jetë aktive më 1 janar 2021. Kreditorët e saj kanë kohë 60 ditë për të prezantuar pretendimet e tyre ndaj këtij vendimi.

Kompania e re AGSM do të zgjedh drejtuesit e saj të rinj që nga Presidenti, nënpresidenti, administratori i përgjithshëm e bordi drejtues. 

Risia absulute është hapësira e pakët politike që do i lihet stafit të saj drejtues.

Deri më sot në AGSM Verona 21 funksione drejtuese ishtin të komanduara nga politika, ndërsa në kompaninë e re , politikës do t'i lihet vetëm 9 poste funskionarësh, 3 prej të cilëve të rezervuar për kapogrupet politike e 6 të tjera do të jenë pozicione operative.

Kompania e re AGSM, aktive prej 1 janarit 2021 do të ketë një vlerë rreth 700 milionë euro. Plani i saj idustrial përllogaritet të ketë një faturim prej 1.5 miliardë euro, 1,1 miliardë në Verona, 292 milionë në Vincenza e pjesa e mbetur nga sektorë të tjerë shërbimesh.

Një nga pikat e forcë së kompanisë së re do të jetë plani i investimit me vlerë rreth 730 milionë euro, 200 milionë prej të cilave do të përdoren për blerjen e të gjitha pikave të shpërndarjes së gazit me objetivin që AGSM të shndërrohet në player kryesor i këtij sektori në territor.

Pra java kyçe e kësaj risie  kolosale në sektorin e shërbimeve të bashkive të Veronës e Vicenzas ka nisur. Pak ditë mbeten nga krijimi i shoqërisë së re AGSM, e po pak ditë dhe për vendimin se cila do të jetë e ardhmja e AGSM Holding Albania.

Nga Verona thonë se në Tiranë gjtihçka ka rënë në vesh të  shurdhët e ngjashme me një mister. Aq e vërtetë sa dhe fakti se Bashkia e Tiranës deri më sot nuk ka përcjellë asnjë infomacion mbi të ardhmen e partnershipit të saj me AGSM Holding Albania, që ka si objektiv menaxhimin e shërbimeve publike me karakter indurstrial , tregtar e me interes publik në bashkëpunim me entet lokale e me Bashkinë e Tiranës.

Presidenti i AGSM Verona, Daniele Finochiaro: "Ky është një moment historik , pasi jemi, tha ai në mbyljen e një rrugëtimi të studiuar e është hapi i parë për një drejtim të duhur e një kontroll më të mirë e më me efikasitet industrial në sektorin e  shërbimeve publike e në përgjegjësinë e kompanive".

AKUZAT PËR LIDHJE ME NDRAGHETTA-N

Kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, akuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi u botua nga disa media italiane.

Andrea Miglioranzi, deri më 30 janar 2018 anëtar i Bordit Administrativ i AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së), kompani ortake me EcoTirana-n dhe ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili firmosi marrëveshjen për krijimin e kompanisë së përbashkët EcoTirana, po hetohen për bashkëpunim me pjestarë të grupit mafioz Ndragheta.

Më 4 qershor 2020, Prokuroria italiane ka gjetur se “kompania komunale e Bashkisë Verona, Amia, është përdorur për të qarkulluar para [të lidhura me organizatën kriminale], dhe dy drejtuesit e saj janë nën hetim”.

Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Tosi po hetohet në gjendje të lirë për përdorimin e kompanisë komunale të Bashkisë Verona Amia, për të likujduar një faturë me vlerë 5000 euro për llogari të një hetuesi privat.

Ndrësa, Andrea Miglioranzi, në arrest shtëpie, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës Amia të pastrimit të mbetjeve, për qarkullimin e parave të organizatës Ndragheta.

Historiku i EcoTirana

Në qershor të 2016, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj krijoi një kompani të përbashkët mes Bashkisë dhe ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Veronës me objekt mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.

Për këtë qëllim, në qershor 2016 u formua kompania EcoTirana, me kapital fillestar një milionë euro, me ortakë 51 për qind Bashkinë Tiranë dhe 49 për qind kompaninë italiane. Kjo e fundit është në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.

Anëtar i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane, i emëruar nga Kryebashkiaku Tosi.

/OraNews