U zhdukën në Malësi të Madhe/ Prindërit e Klement Pepajt: Na gjeni djalin! Dyshoj tek dikush që mund të ma ketë vrarë


Tre të rinj me lidhje gjaku janë zhdukur në mënyrë misterioze në Malësinë e Madhe, ndërsa dy prej tyre dyshohet se janë vrarë.

Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement dhe Danjel Pepaj përkatësisht 21 dhe 25 vjeç, të tre të afërm me njëri – tjetrin janë zhdukur në mënyrë misterioze nga fshati Vrith në Malësi të Madhe.

Dyshimet janë se të parët janë vrarë, ndërsa i treti  është autori dhe mund të jetë larguar drejt Malit të Zi, duke shfrytëzuar afërsine me këtë zonë malore.

"Nuk di që kanë pasur konflikt por këta në Malësi të Madhe më kanë thënë që ka pasur konflikt. Këtu më kanë thënë që djali im, Vilsoni dhe Danieli janë përleshur. Dyshimet më të mëdha i kam tek Danieli. Sipas disa versioneve që më kanë thënë të tjerët nuk di tek kush të dyshoj tjetër" thote i ati i Klement Pepajt në një prononcim për median.

Prindërit e Klement Pepaj tregojne se i biri kishte një vit që ishte kthyer nga Zvicra pasi ishte ekstraduar por thonë se nuk kanë qenë në dijeni për konflikte me njeri.

Por Nush Pepaj nuk e fsheh frikën se i biri mund të ketë qenë i përfshirë në çështje të kultivimit të drogës, pasi banorët aty i kanë thënë se kjo është arsyeja e ngjarjes.

"Kam frikë mos e ka implikuar kush. Këtu flitetpër parcela droge por vete nuk di
"

Familjarët e Klement Pepajt tregojnë momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës, 3 tetor 2020 në Malësi të Madhe.

“Nga ora 04:00 e mëngjesit të së dielës na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi" thotë i ati.

Ata i kërkojnë policinë të gjejnë djalin e tij një orë e më parë.

Babai dhe nëna e Klementit kanë një thirrje për ministrin Lleshaj: Na e gjeni djalin një orë e më parë. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të vërë në dispozicion çdo mjet nga toka e ajri, të urdhërojë krehjen e zonës të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të marrim kufomën në shtëpi.

Telefoni i Klementit sipas të atit ka qenë i hapur deri dje në orën 16:00.

Ne foto: Nga e majta ne te djathte: Daniel Pepaj e Vilson Çutaj

Hetimi i ngjarjes që sipas të dhënave me gjasë është për shkak të kultivimit të kanabisit në male, i është lënë në dorë policisë së Malësisë së Madhe edhe pse kapacitetet e saj janë të kufizuara.

Personat e zhdukur jane:
Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999,

Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt.

Njoftimi i policise
"Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve."

https://youtu.be/LiuxiiRYr3w