Zonja-Bashës: Do t’ju lutesha si nënë. Kthejani shpresën këtij vendi

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon turin e tij të takimeve me bizneset.

Ditën e sotme ai është ndalur në Tiranë dhe bisedoi e dëgjoi shqetësimet e biznesit në  "Rruga e Durrësit" dhe Rruga "Myslym Shyri"  

Sipas liderit të opozitës, qeveria nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa premtoi se me zgjedhjen e tij kryeministër qytetarët do të kenë një derë ku të trokasin.

"Nesër me ne në qeveri do të jeni prioritet kryesor", i tha Basha përfaqësuesit të një biznesi të vogël.

Do t’ju lutesha si nënë. Kthejani shpresën këtij vendi. Që fëmijët tanë të ndjehen mire në vendin e tyre", i tha një zonjë kreut të PD-së.

Përgjigja e Bashës ishte e qartë. Sipas tij, synimi i qeverisjes së re është që "të jetojmë me nder e dinjitet në vendin tonë. Është një vend i bekuar nga Perëndia, por i mallkuar nga qeveria. Të jeni të sigurtë se do të keni një derë për të trokitur për problemet tuaja. Do bëj gjithçka të jem krah jush këto 6 muaj”.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ai nuk premton mrekulli, pasi premtimet për mrekulli janë gënjeshtra, por angazhohej të rikthente një qeverisje normale dhe një vend normal që nis me sipërmarrjen e vogël dhe me njerëzit punëtor të këtij vendi.