Meta dhe Haradinaj "thumbojnë Ramën": Sot jemi bashkë, për jetë e mot shqiptarë
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur ditën e sotme me deklarata të njëpasnjëshme që vinin nga të dy krahët.
Meta ka publikuar pak më parë një foto ku shikohet nën shoqërinë e Ramush Haradinaj i cili nuk është aspak i afërt me Ramën, madje e ka akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar presion ndaj tij që të hiqte taksën ndaj Serbisë.
Rama kishte arritur deri aty se e paditi ish-kryeministrin e Kosovës për shpifje, por në fund u tërhoq.
Të dy kanë pasur përplasje publike me Ramën dhe foto e tyre pikërisht sot është një sfidë ndaj kryeministrit dhe provokim.
"Me Ramushin, një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore", shkruan Meta. Ndërsa Haradinaj ka vënë mbi foto përshkrimin “Sot së bashku. Për jetë e mot shqiptarë”.
Kujtojmë që para pak ditësh qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluar një takim nën sloganin, “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”.

