Covidi i merr jetën mjekut të njohur, nëndrejtorit të spitalit të Skraparit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2020, 08:51
Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku të spitalit të Skraparit
Mjeku Esat Pashaj është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 72 vjeçare, ndërsa kishte qenë 9 ditë në terapi intensive i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës.
I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.
Dje në Shqipëri u shënua rekord pacientësh të shtruar në dy spitalet Covid, ndërkohë 24 orët e fundit u raportuan 4 viktima dhe 149 raste të reja