"Zgjohet" zona historike, rikonceptohet sheshi "Çerçiz Topulli" me vlerë 650 mln lekë

Brenda këtij viti pritet të nisin punimet për rikonceptimin e dy projekteve historike të Gjirokastrës.

Në këtë qytet u prezantuan dy projekte te rendesishme, ndërtimi i baypass-it në qendrën historike Ura e Nanxës-Urat e Mëdha, Dunavat që kap nje vlere prej 700 milion lekesh dhe projekti i parkimit nëntokësor dhe rikonceptimi i sheshit "Çerçiz Topulli" me një vlerë prej 650 milion lekësh.

Kryebashkiaku, Flamur Golemi, tha se të dy këto projekte do ti japin një tjetër pamje qytetit të UNESCO-s.

Zbatimi i projekteve pritet të zgjidhë përfundimisht problematikën e qarkullimit të automjeteve në zonën historike, duke e bërë atë më të aksesueshme për turistët.

Në sheshin "Çerçiz Topulli", parkimi nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 300 vendparkimesh, ndërsa gjithë zona do të ketë hapesira dedikuar çdo grupmoshe.

Po ashtu projektet do të zgjidhin problemin e erozionit në lagjet e sipërme, si në lagjen "Cfake", ku shumë shtëpi çdo dimër kërcënohen nga rrëshqitja e tokës.