Konfliktohet me një person për motive të dobëta, punonjësi i policisë e godet me armë

Një punonjës i policisë së burgjeve goditi me qytën e pistoletës një 39 vjeçar.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme, 4 tetor 2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan.

Sipas policisë: "shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç."

Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe pas mjekimit që ka marrë është larguar për në banesë.

Policia bën me dije se sherri ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Eshtë bërë shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore "i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit" saktëson njoftimi i policise.