Tropojë, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari, në spitalin e Gjakovës për mjekim të specializuar

Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Tropojë.Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 21:00, në fshatin Babinë.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç,  ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta  bënë  të mundur kapjen  e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)