Elbasan/ Drejtoresha e Shërbimit Social me Covid, karantinohet i gjithë stafi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 20:45
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan rezulton pozitive me covid-19. Per pasoje, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni deri në marrjen e tamponit të të gjithë punonjësve.
Mësohet se shërbimi për qytetarët do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.
Sot në Shqipëri pati rekord pacientësh të shtruar në dy spitalet Covid, në 24 orët e fundit 4 viktima dhe 149 raste të reja nga virusi