Lufta ndaj kancerit të gjirit/ Shahini: Pacientët kanë frikë të vijnë në spital për shkak të viruseve
Muajt tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në hapësirën e intervistës në Ora News ishte e ftuar doktoresha e shkencave, Albana Shahini për të folur për këtë temë.
Ajo është shprehur se pacientet kanë frikë që të shkojnë të vizitohen pasi spitali është një vatër e mundshme ku mund të marrë infeksion virusal.
Ajo është njëkohësisht edhe zv.kryetare e shoqatës shqiptare të gjirit.
Albana Shahini:
Ky vit është përballuar me një ankth të amplifikuar nga të gjithë njerëzit, duke përfshirë këtu edhe mjekët, por edhe pacientët e gjirit.
Pacientët kanë pasur një lloje frike për të ardhur dhe për t'u kontrolluar sepse kanë pasur mendimin se mund të infektoheshin duke qenë se spitalet janë vatra më të mundshme që të marrësh një infeksion virusal.
Për fat të keq kam konstatuar personalisht që këtë vit kemi parë raste të neglizhuar, raste të ardhura me vonesë. Qoftë për patologjitë e gjirit, qoftë për patologji të tjera tumorale.
Raste në stade mjaft të avancuara dhe problematika tjetër ka qenë e pacientëve që janë trajtuar jashtë shteti dhe duke qenë se kanë kryer procedurat dhe ndjekjen jashtë kanë pasur pamundësi për të lëvizur nga Shqipëria dhe kanë qenë të detyruar të neglizhojnë ndjekjen e gjirit dhe kjo u ka rritur kostot shëndetësore.