Elbasan: Vëllezërit përleshen në lokal, i ndjekin dhe i shkatërrojnë makinën

Zbardhen detaje nga përleshja mbrëmjen e së dielës, 4 tetor, në lagjen Haxhias në Elbasan.

Dy vëllezër u plagosën pasi u përfshinë në një konflikt me persona të tjerë në ambientet e një lokali.

Sherri ka degjeneruar me përdorimin e mjeteve të forta. Dy të plagosurit janë vëllezërit Erand dhe Egis Bekteshi.

Mësohet se vëllezërit kanë tentuar të largohen, por janë vijuar të qëllohen edhe në momentin që i janë drejtuar mjetit të tyre Ford Fokus me targa AA 898 IV, per pasoje edhe xhami i pasëm i makinës është thyer.

Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia duke nisur hetimet për këtë rast, ndërsa pasi ka identifikuar autorët është vënë në ndjekje të tyre, por ende pa rezultat.

Ndërkohë dy të plagosurit janë në gjendje jo kritike për jetën.

Ora News mëson se njeri nga të plagosurit Erand Bekteshi është një emër i njohur për policinë e Elbasanit.

Duket se ngjarja e mbrëmshme të ketë lidhje me një tjetër konflikt të nisur me 26 shkurt të këtij viti.

Po në lagjen “Haxhias”, gjatë një konfliktit për motive të dobëta u qëllua asokohe shtetasi Erand Bekteshi, pa pasoja për jetën. Policia edhe atëherë identifikoi autorët dhe vetëm në 23 shtator të këtij viti arrestoi 25 vjecarin Rafael Greca dhe vijon ende të jetë në kërkim miku i tij shtetasi E.T. keta të fundit me 26 shkurt kanë qënë duke lëvizur me makinë, kur Erand Bekteshi i ka gërrvishtur makinën, për shkak të një konflikti mes tyre dhe ata iu përgjigjen me të shtëna.

Duket se konfliktet mes dy grupeve vijojnë të jenë ekzistuese, duke risjellë në vemendje episode të dhunshme dhe thyerje mjetesh.

Policia në vendngjarje