Ish-i dënuari politik i zhgënjyer bën thirrje: Kush ju plotëson interesat tuaja, ata janë demokratë

Viktor Martini i përket shtresës së të përndjekurve politikë. I ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ndjen zhgënjim për trajtimin që i është bërë shtresës së tij, ndaj ka një thirrje për ta në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, që të votojnë për atë parti që plotëson interesat e të vuajturve të komunizmit.

 “Kameleonët e kuq u shdërruan mjerisht edhe  në demokratë".

Kjo deklaratë e Ish të dënuarit politik Viktor Martini në përkujtimin e kryengritjes së postribës u bëri përshtypje të gjithëvëe

Ai i qëndron kësaj teze dhe flet për mënyrën se si e sheh Shqipërinë sot pas 30 vitesh, dhe nuk heziton të theksojë zhgënjimin e madh që ka pësuar.

Viktor Martini: Ky piopull ëhstë ui zhgënjyer edhe sot, por më tepër sot për interesa të kafshatës së bukës.

Pakënaqësi të shumta ka edhe me shtresën që përfaqëson.

Viktor Martini: Se mos ëndrrat e të përsekutuarve politikë të vërtetë janë një kafshatë bukë, paratë e vuajtjeve, jo mo jo. Shikoni sa të zhgënjyer jeni dhe sa larg jeni kërkesave tuaja, sa borxh u keni varreve të humbura.

Ish-të përndjekurit, sa herë ka zgjedhje, forcat e ndryshme politike i përdorin për vota. Por Viktor Martini ka këtë porosi për ta.

Viktor Martini: Votoni për interesat tuaja, kush ju plotëson interesat tuaja, ata janë demokratë. Kjo është e djathta, kjo është e majta.

Një qëndrim e ka edhe për rrugën që kemi nisur prej vitesh, për tu pranuar në familjen europiane.

Viktor Martini: Mos harroni se Europa është fanatike, ajo nuk e thotë por ju betohem në Zot e ka pengesë të madhe dhe si ka ardhur hiç mirë kur Berisha e futi në komunitetin islamik.

I angazhuar me shtresën e të përndjekurve politik dhe një mbrojtës i flaktë i tyre, Viktor Martini nuk vonoi të gjente zhgënjimin edhe tek demokracia që kishte nisur të merrte jetë në Shqipërinë e fillim viteve '90.

Ai u largua drejt Amerikës, prej nga nuk kurseu angazhimin dhe përpjekjet që kauza e tyre të ishte e fortë dhe politika të mos vijonte nëpërkëmbjen, megjithëse kjo gjë u bë e pamundur për shkak të shumë rrethanave që rrodhën ngjarjet.