Gol në fund të pjesës së parë në Young Boys-Tirana

Ka përfunduar pjesa e takimit Young Boys-Tirana me rezultatin 1-0 për vendasit. goli i takimit u shënua nga Fassnacht C. në minutën e 42-të.

Djemtë e Egbo kishin një 2 mundësi mjaft të mira për të kaluar në avantazh, por portieri vendas u tregua vendimtar me pritjet e tij.

Më pas e gjithë loja është luajtur në fushën e Tiranës, të cilët rezistuan deri në minutën e 42-të.

Mbetet edhe një pjesë loje për tu luajtur, ku Tirana nuk ka më çfarë të humbë dhe duhet të sulmojë.