Covid-19 në Superiore, futbollisti i Vllaznisë del pozitiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 20:29
Futbolli në Shqipëri është në bojkot dhe akoma nuk është luajtur asnjë ndeshje pasi klubet i kanë bërë qeverisë disa kërkesa dhe në rast se ata nuk plotësohen, bojkoti do të vazhdojë.
Raportimet e fundit nga Shkodra bëjnë me dije se Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë ka dalë pozitiv në testin e Covid-19.
Nga tre lojtarë që dyshoheshin ai është i vetmi që ka dalë pozitiv. Bëhet me dije se ai nuk ka simptoma të rënda dhe është i izoluar në shtëpi.
/A.P/Ora News/