Plagosën dy persona gjatë sherrit/ Arrestohet 57-vjeçari në Krujë, në kërkim i biri

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës ndërkohë që djali i tij është shpallur në kërkim.

Babë e bir akuzohet se pas një sherri kanë goditur me sende të forta dy persona të tjerë.

V.A. 57 vjeç dhe E.A. 22 vjeç u përfshinë në një konflikt me dy persona të tjerë, ndërsa dyshohet se kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit dy personat e tjerë me iniciale F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.