Zyla nga SHBA: Fushata e Trump do të ndryshojë tërësisht

Në SHBA është një situatë intensive sa i përket zhvillimeve politike ku presidenti aktual Trump ishte në debat para pak ditën me kandidatin në zgjedhjet e ardhshme Joe Biden.

Trump momentalisht është në spital për shkak se është prekur nga Covid-19,

Në Ora News ishte i ftuar Julian Zyla për të folur për situatën politike në SHBA.

Julian Zyla: Është një prekje e drejtpërdrejtë që pandemia i bën procesit zgjedhor. Por, pandemia ka vazhduar në mënyrë kokë fortë që të jetë çështja kryesore e cila ka dominuar të gjithë këtë proces.

Nëse tani kemi një prekje të drejtpërdrejtë, deri para njoftimit të infektimit të Trump ka qenë gjithsesi çështja që ka dominuar procesin.

Ky zhvillim i fundit ka faktin që fushata e Trump do të ndryshojë tërësisht.

Aktivitetet e presidentit janë ndërprerë për të paktën 10 ditë.