Agim Baçi: Tufa nuk e ka akuzuar Nasho Jorgaqin për sigurims, ai ka publikuar fakte. "Mërgata e Qyqeve" është një helm
Shkrimtari dhe pedagogu Agim Baçi në një intervistë për Ora News është shprehur se Agron Tufa nuk e ka akuzuar Nasho Jorgaqin për sigurims, por ka publikuar dokumente dhe fakte të firmosura nga ai.
Agim Baçi: Zoti Tufa nuk ka akuzuar, ai ka publikuar dokumente të firmosura nga vetë Nasho Jorgaqi ku shprehej me zell për bashkëpunimin e tij me sigurimin e shtetit, ka pasur gjithmonë zëra dhe ne e dinim që ai ka qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit.
Ajo që ka ndodhur në librin "Mërgata e Qyqeve", që edhe vetë autori e ka pranuar që aty ka bërë rrëfimin e Isuf Mullait dhe disa ish-agjentëve të tjerë që ishin çuar nga shteti shqiptar në mes të emigrantëve, pikërisht për ti përçarë.
Ai e thotë me krenari që është një vepër që i ka rezistuar kohës, në fakt është një helm që i ka rezistuar kohës për fatin tonë të keq.