Koduzi: Paketa e Partisë Demokratike është e përballueshme, Rama se pranon se e propozuam ne
Kreu i grupit të shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi ka qenë i ftuar në Ora News dhe ka folur në lidhje me paketën e propozuar nga PD pak ditë më parë.
Paketa ka 5 shtylla dhe kosto mujore e saj është 52 milion euro, pra 312 milion euro në 6 muaj.
Gazmend Koduzi: Partia Demokratike që pa filluar kjo situatë ka bërë propozimet e veta se si mund të përgatiteshim për ta përballuar kur të vinte momenti. Qeveria shqiptare nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa, e dinim që nuk do i merrte parasysh pasi mendonte se do të thonin po e tërheq zvarrë partia demokratike, por ne bëjmë detyrën tonë si opozitë.
Tek ajo paketë që është propozuar janë 5 shtylla për shëndetësinë, arsimin, ndihma për individin, ndihma për biznesin e vogël dhe ndihma për biznesin e madh.
E gjithë kjo paketë ka një kosto 52 milion euro në muaj, ose e thënë 312 milion euro për gjashtë muaj, që për buxhetin e shtetit është një shifër e përballueshme.