Aksident në Korçë, zetori përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 21:38
Një aksident ka ndodhur në Pendavijë të Korçës ku një makinë dhe një zetor janë përplasur dhe ky i fundit ka përfunduar në kanal.
Bëhet me dije se drejtuesi i zetorit është dërguar për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.