VIDEO/ "Gështenjtat po piqen", presidentit Meta me një tjetër "mesazh të koduar"

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet aktiv në rrjetet sociale edhe gjatë ditës së dielë.

Pak minuta më parë, kreu i shtetit ka bërë një postim në Facebook ku teksa shfaqet duke shëtitur, dërgon edhe "mesazhin" e rradhës.

"Mirëmëngjes nga pylli me Gështenja! Po piqen!", shkruan presidenti Meta teksa poston edhe një video.

Ditët e fundit, Meta ka qenë tepër i ashpër me qeverinë dhe pushtetin lokal të kontrolluar prej saj duke folur për abuzim me financat e shtetit dhe abuzim me taskat e qytetarëve.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet në distancë me kryeministrin Edi Rama. /A.R, OraNews