Tiranë/ Banorët nuk hapin dot çezmat, era e ujit të pijshëm mbyt gjithë shtëpinë
Aroma e ujit në çezmë është kthyer në një problem shqetësues për banorët në sheshin Willson në kryeqytet. Ato thonë se janë ankuar për zgjidhjen e problemin dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje ndaj i bëjnë thirrje bashkisë për vëmendjen e duhur.
Kjo është rruga Zef Jubani banorët e së cilës prej 3 javësh vuajë aromën e ujit në çezmë.
Banorët e pallatit të quajtur Bjorn shprehen se uji është me aromë dhe nuk mund ta përdorin për asgjë.
Banorët: Uji ka mbi tre javë që vjen me erë si detergjent. Katër ditët e para ishte që nuk hapje dot çezmen se mbante erë gjithë shpia.
Ka pasur probleme dhe pa pas erë të çuditshme dhe pasi i kemi larë depozitat prap vjen era.
Ata thonë se problemin e kanë ngritur por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje.
Banori: Vijnë vërdallë dhe thonë jo na pengon kjo jo na pengoj ajo dhe nuk japin asnjë lloj zgjidhje.
Thirrja e tyre shkon për Bashkinë Tiranë që ti ketë në vëmendje dhe ti japë sa më parë zgjidhje problemit të tyre.