Bytyçi: 70 marrëveshje të nënshkruara Shqipëri-Kosovë, por bilanci në realizim është zero

Analisti Enver Bytyçi ka qenë i ftuar në RTV Ora për të folur mbi takimin e dy qeverive që zhvilluan ditën e djeshme në Shqipëri.

Ai është shprehu se në 5 mbledhje të bëra deri më tani nga dy qeveritë janë nënshkruar 70 marrëveshje, por sa i përket zbatimit të tyre bilanci është zero.

Bytyçi: Dje sipas informacioneve u nënshkruan disa marrëveshje, thuhet për 14 të tilla.

Është interesante që para dy vitesh në Pejë, janë nënshkruar po 14 marrëveshje. Kemi të bëjmë me 70 marrëveshje të nënshkruara në 5 mbledhjet e mëparshme. Por me një bilanc zero në realizmin e tyre dhe ky është problemi më i madh.

Ne kemi një raport të përmbysur midis fjalëve që dëgjojmë dhe realitetit që shikojmë dhe besoj se ka zhgënjim, mos besim, hezitim për të besuar dhe mbledhja ngjante me mbledhjet e mëparshme.