Maliq: Babai bën manovra me traktorin aksidenton djalin e vet, 5-vjeçari vdes në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 17:40
Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në fshatin Sheqeras, Maliq, pasditen e sotme, ku babai ka dëmtuar me mjetin tip traktor djalin e tij 5-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, bëjnë me dije burime për Ora News.
Babai i fëmijes bëhet me dije se është Erjon Brahimllari.
Më herët policia kishte njoftuar se:
Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.