Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Semanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 16:12
Një zjarr ka përfshirë zonës pyjore të Hidrovorit në Seman . Flakët janë përhapur në pishat , shkurret dhe ferrat që ndodhen në këtë zonë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve .
Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët.