Champions League/ Uzuni kundër Messit dhe Ronaldos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 18:35
Myrto Uzuni është transferuar vetëm para pak javësh tek Ferencváros në Hungari dhe ka mundur që të lërë gjurmë menjëherë, duke kualifikuar skuadrën e tij për në fazën e grupeve të Champions League.
Shqiptarit nuk i ka buzëqeshur shumë fati, por do të ketë mundësinë të provojë vetën me më të mirët.
Ai është në grup me Juventusin e Ronaldos dhe Barcelonën e Messit.
Ekipi tjetër që kompleton këtë grup është Dinamo e Moskës.