"Tërbohet" Refik Halili, bonus të çmendur për lojtarët në rast kualifikimi
Tirana do të luaj mbrëmjen e sotme kundër Young Boys shanset për t'u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League dhe do të ishte hera e parë në histori të klubit.
Presidenti Refik Halili ka vizituar skuadrën në Zvicër dhe u ka premtuar se në rast se do të kualifikohen, do të shpërblehen me nga 20 mijë euro secili. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë që kjo nuk do të jetë premio përfundimtare pasi mund të rritet sërish dhe akoma nuk e ka vendosur.
“E shoh në sytë tuaj. Prej kohësh po mendoj për klubin tonë. Kemi bërë gjëra të mëdha deri më sot me ju dhe ata lojtarë që janë larguar. Kam folur me shumë nga ju djem. Kam vendosur që të vë një bonus 20 mijë eurosh. Ama nuk e kam vendosur përfundimisht këtë shumë. Dua ta shtoj këtë bonus. Do të jetë Torasa e Vangjeli që nesër (sot) do të thonë shumën e saktë. Dua që t’ia dalim. Për të arritur e bërë gjëra të mëdha, duhet vrap, luftë sportive, sakrifica”, ka thënë Halili.
Tirana në rast kualifikimi do të siguronte të paktën 3 milion euro.
/A.P/Ora News/