Zyrtare: Talenti norvegjez është pjesë e Milan, ja numri që do të mbajë në fanellë

Tashmë është zyrtare: Jens Petter Hauge është futbollisti më i ri i Milan.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi kuqezi përmes një komunikate të shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

“AC Milan është i lumtur të komunikojë blerjen e plotë të futbollistit Jens Petter Hauge nga FK Bodo/Glimt. Sulmuesi norvegjez do të jetë pjesë e klubit kuqezi deri në 30 qershor 2025.

I lindur në Bodo më 12 tetor 1999, Hauge është rritur në sektorin e të rinjve të Bodo/Glimt ku më pas debutoi me ekipin e parëp në 2016. Pas 67 ndeshjesh dhe 9 golash në vitin 2018 u transferua te Aalesund ku realizoi 26 gola në 51 ndeshje për tu rikthyer më pas te Bodo/Glimt.

Futbollisti norvegjez dot ë mbajë fanellën me numër 15”, thuhet në njoftimin e klubit Italian, përcjell OraNews.

Sipas mediave përtej Adriatikut, 21 vjeçari i ka kuishtuar Milanit 5 milionë euro. /A.R, OraNews