FOTO/ Frikë nga Koronavirusi, Maradona shfaqet "i blinduar" në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 13:21
Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, duket shumë I frikësuar nga Covid-19.
Ish kampioni i botës, aktualisht teknik I ekipit argjentinas të Gimnasias, është parë gjatë miqësoren me San Lorenzos, “i blinduar”, raporton Ora News.
Madje edhe njerëzit që shoqëronin Maradonan kujdeseshin që ta ruanin sa më mirë, ndërsa nuk mungonte as dizifektanti i duarve.
Argjentinas është mes 10 vendeve më të prekura nga pandemia me 751,001 të infektuar dhe rreth 17 mijë viktima. /A.R, OraNews






