Paketë për ekonominë e detit

Një pakete e re ligjore për  zhvillimin e të ashtuquajturës ekonomi e detit pritet të kalojë së shpejti në kuvend. Ministri i Turizmit, Bledi Klosi, tha nga Durrësi se qëllimi është për ta bërë Shqipërinë konkurruese me vendet e rajonit në turizëm.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, paralajmëroi se një paketë e re ligjore do të kalojë së shpejti në Kuvend me qëllim zhvilliin e ekomisë së detit.

Synimi është për ta bërë Shqipërinë konkurruese me shtetet e rajonit në fushën e turizmit.

Nga Durrësi ku pati një takim me operatorë turistik, Klosi tha se legjislacioni do të mundësojë një paketë të plotë turistike për të gjithë ata që do të zgjedhin Shqipërinë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, ndërkohë bëri me dije se ka nisur punën për ndryshimet e procedurave të regjistrimit për jahtet, që do të mbajnë flamur shqiptar.