Ademi dhe disa ish-deputetë kontestohen nga anëtarësia e PD-së në Shkodër

Përmbyllet procesi i numërimit në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Demokratët kanë shënuar një pjesëmarrje të madhe që varion nga 60 në 70% në këto bashki.

Nga lista e kandidatëve vetëm në Vau Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.

Kështu në Puke u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vau Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.

Në Malësi të Madhe janë konfirmuar të 5 kandidatët në listë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shkodër.Edhe pse disa nga ish-deputetët dhe kryetarja e bashkisë Shkodër kanë marrë një numër të lartë votash kontestuese por pa arritur 620 vota kundër siç kërkonte rregullorja e PD.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Dega Shkodër

1.ARBEN GJURAJ

2.ARTAN HAXHI

3.BARDH SPAHIA

4.BASHKIM RROJI

5.BENARDETA SYKU

6.BLENDI GJYLBEGAJ

7.EMILJANO PJETRI

8.FLORIAN BJANKU

9.GRETA BARDELI

1.HELGA SALLAKU

11.HELIDON BUSHATI

12.IMELDI SOKOLI

13.IZMIRA ULQINAKU

14.LEDINA MANDIJA

15.LORENC LUKA

16.MARK RUPA

17.NDOC ASHTA

18.NESTI KIRI

19.NEVILA BUSHATI

20.RAMIZ ÇOBAJ

21.ROMEO GURAKUQI

22.VOLTANA ADEMI

23.XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

1.GJOK ULDEDAJ

2.PJETER LLESHI

3.ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe

1. ALDO GEGA

2. AUREL MARKAJ

3. ERMIRA COBAJ

4. FATBARDH ZEKAJ

5. RAMADAN LIKA

Dega Pukë

1. ANTONETA ZAJA

2. GEZIM VATA

3. HIL KOLA

4. LODOVIK HASANI

5. NDOC FASLIA

6. RROK DODA