Plani i rimëkëmbjes, Teliti: E harton opozita, ndërsa zbatimin e kopjon keq Rama
Ditën e djeshme (29 shtator), Partia Demokratike prezantoi planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë, nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.
Për drejtuesin e kabinetit të ekonomisë në PD, Dorjan Teliti thotë se kryeministri Edi Rama i trembet propozimeve të opozitës.
Në një lidhje përmes Skype për RTV Ora, Teliti u shpreh se planet ekonomike i harton opozita, ndërsa zbatimin mundohet ta kopjojë kryeministri.
Dorjan Teliti: ''Kryeministri ironizon pa i lexuar ende propozimet e opozitës, aq shumë trembet. Cila ka qenë praktika e tij? Fillimisht ironzon dhe tallet me propozimet e opozitës, më pas kalojnë dy ose tre javë dhe i merr një nga një. Mundohet të kopjojë, nuk arrin t'i kopjojë në mënyrë të drejtë, por i kopjon në mënyrë të gabuar. Ky kryeministër kishte 7 vite në detyrë, t'i rriste pagat e mjekëve më pëpara. Në janar do rrisë pagat, kur në prill janë zgjedhjet. KJo është tallje dhe tregon munhesën e vizionit. E kuptoni se në çarë vendi jemi? Planet i harton opozita, zbatimin mundohet ta kopjojë keq kryeministri. Fatmirësisht, për pak muaj janë zgjedhjet, dhe qytetarët shqiptarë i bëjnë dallimet midis dy liderave. Mrekulli nuk do bëjmë, por do sjellim normalitet. Do jenë gjëra të prekshme.''

Eksperti tha se plani i prezantuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, është një plan 6 mujor për përballimin e krizës, dhe jo program elektoral.
Dorjan Teliti: ''Ajo çfarë prezantoi dje lideri i opozitës, Basha në emër të PD dhe të opozitës shqiptare, ishte plani 6 mujor për periudhën tetor, deri në datën e zgjedhjeve. Një plan i rimëkëmbjes për t'i dhënë përgjigje sfidës aktuale. Duhet të jemi të qartë, nuk është programi elektoral qeversës i PD, që ne do paraqesim përballë votuesve shqiptarë për të marrë votëbesimin e tyre. Ky është një plan 6 mujor. Në gjithë këtë krizë të thellë, ku bizneset po falimentojnë, sektorët e ekonomisë janë braktisur, ajo që ka bërë opozita shqiptare, është detyra e saj. Meqënëse qeveria shqiptare vijon të bëjë ironi, vazhdon akoma të tallet me qyteatrët, ekonominë dhe bizneset, opozita shqiptare është në krye të detyrës që i takon. A është e kushtueshme? Po, 313 milion euro, por jep zgjidhje.''
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka bërë premtime boshe për 7 vite.
Dorjan Teliti: ''Ka një dallim të madh. Prej 7 vitesh Rama është kryeministër, ndërsa Basha në opozitë. Nuk mund t'i vemë të dy në të njëjtën peshore dhe përgjegjësi. Detyra e mazhorancës është të zgjidhë hallet e njerëzve, ndërsa i opozitës, të nxjerrë në pah problematikat dhe aty ku mundet të propozojë zgjidhje. Plani ynë është i implementueshëm, ndërsa ato që thotë kryeministri janë premtime boshe që ka bërë prej 7 vitesh. Ashtu siç premtoi shëndetësinë falas 7 vite më parë, për legalizimin falas, siç ka folur për rritjen e pagave apo ndihmën ekonomike, por nuk u ka rritur. Bizneseve u ka rritur barrën fiskale. Njerëzit opo vuajnë sot, bizneset po falimentojnë sot, pensionistët po lëngojnë sot, jo se çfarë do bëjë kryeministri në janar, shkurt apo mars.''
Intervistoi në studio Leftion Peristeri, përgatiti për online Renato Çaushi.