Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 15:03
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (30 shtator) në aksin Shkodër - Lezhë, në fshatin Gjadër.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vihet re se makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, është bllokuar prej 30 minutash rruga kryesore dhe kjo ka sjellë një varg kilometrik të mjeteve.
Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi rrethanat e aksidentit.