Operacioni i madh ndërkombëtar në 34 vende, në Shqipëri 7 të prangosur dhe 8 të proceduar
166 persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni 4 ditor të zhvilluar nga Europol, përfshirë dhe Shqipërinë. Operacioni kishte në fokus goditjen e paligjshmërisë, ndërsa në vendin tonë u arrestuan 7 persona për vepra penale të ndryshme. Operacioni ka zgjatur 4 ditë, i cili ishte i shtrirë në 34 shtete.
166 persona kanë rënë në prangat e policisë, gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Europol për goditjen e krimit të organizuar në 34 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë.
Sipas policisë shqiptare, në vedin tonë janë arrestuar 7 persona shqiptarë dhe të huaj ndërsa 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas bluve janë kontrolluar rreth 2500 persona, mbi 2000 mjete dhe ambiente të ndryshe. Si rezultat i kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, u sekuestruan 6 armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municionesh.
Mes të ndaluarve janë 2 persona në kërkim njëri prej të cilëve i dënuar me 10 vite heqje lirie për trafik të narkotikëve, si dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim nga Kroacia.
Ndër të tjera policia shprehet se ka sekuestruar një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.
Po gjatë operacionit në doganë iu refuzua hyrja në Shqipëri 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.
Në këtë operacion ndërkombëtar të koduar "SEE JAD", morën pjesë 9 mijë forca policie, ku në total u kontrolluan 390 000 persona e 44 000 automjete në pikat kufitare tipike të trafiqeve ilegale.
Sipas të dhënave zyrtare mësohet se si rezultat i operacionit janë arrestuar 37 trafikantë droge, 73 persona të akuzuar për emigracion klandestinë, 12 persona për falsifikim dokumetash e 24 persona për trafik armësh e armëmbajtje pa leje.
Ndaj 1 personi është lëshuar urdhëri i arrestimit ndërkombëtar e 10 të tjerë janë akuzuar për krime të tjera.
Në hetime dhe verifikime morën pjesë agjencitë evropiane Europol, Eurojust, Frontex si dhe partnerët ndërkobmëtar kundër krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor.