BOOM - Turne të gjata në 2 shkolla të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat, bashkia asnjë informacion

Pranë redaksisë së emisionit BOOM u drejtuan për të bërë një kërkesë prindër të nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Musine Kokalari” dhe “Lasgush Poradeci” në Kombinat.  

Babai i njërit prej nxënësve, shpjegoi se tërmeti dëmtoi rëndë këto dy shkolla dhe ky fillim i vitit shkollor u shoqërua me orare të zgjatura.

Kombinati kishte 4 shkolla 9-vjeçare dhe tashmë dy prej tyre  nuk janë hapur këtë vit të ri shkollor. 

Ai thonë se fëmijët tashmë shkojnë një pjesë në shkollën  9 vjeçare “Betim Muço” dhe një pjesë në Gjimnazin “Myslym Keta”.

"Ne kemi një kërkesë ndaj gjithë institucioneve, ku kërkojmë një zgjidhe për dy shkollat e mbyllura. Fëmijët po i dërgojmë në shkollë me turne. Na kanë thënë që shkolla do t'i hapte dyer këtë vit. Këtë vit janë 2 shkolla që janë dëmtuar nga tërmeti të cilat mirëpresin 3000 fëmijë."

Ai tha se nuk kanë informacion se çfarë do bëhet me shkollat e dëmtuara edhe pse u është premtuar se shkolla këtë sezon do ishte gati.

I shqetësuar ai sqaron se mësimi po bëhet me turne dhe me orare të zgjatura. Kjo situatë ka sjellë mjaft problem për shumë prindër.

Shqetësimin për shkollat e dëmtuara e ndanë dhe nëna të nxënësve të shkollës “Musine Kokalari".

Një nënë thotë se oraret e vajzave të saj janë 2 me 4 të pasdites dhe njëra 2 me 5.

"Nw orwn e dy e dwrgoj vajzwn nw shkollw. Jam nwnw e tre fwmijwve, e kam shumw tw vwshtirw."

Ajo thotë se është detyruar të mos punojë pasi nuk ka kush kujdeset për fëmijët. 

Një nënë thotë se e ka lënë punën pasi fëmijët i kanë orare të ndryshme mësimin dhe s’ka kush t’i marrë nga shkolla. 

Një  tjetër thotë se ka një vit që u është premtuar se shkolla do hapej në shtator dhe se nuk është bërë asgjë.

"Na thanë se në shtator do të hapet shkolla. Ndërkohë ka prindër që janë të detyruar që të lënë edhe punën se mësimi vazhdon deri në orën 6ose 8. Kemi frikë se tani do të errësohet."

Apelit ju bashkua edhe një gjysh i cili thotë se “ta fillojmë nga i madhi që del shkollë më shkollë, t’i vërë dorë kësaj shkollë,  nuk është puna  të bëjmë reklamë të dalim në televizor”.

Ndërkohë, BOOM u interesua në njësinë administrative nr. 6

Administratori Adriatik Merko tha për BOOM se njësia e Kombinatit është ndër më të prekurat nga tërmeti, ku edhe dy shkolla janë dëmtuar.

Për shkollën "Lasgush Poradeci" ka një projekt, pasi Bashkia Tiranë, me marrëveshje me Katarin ka krijuar një fond 5 milion euro, për rindërtim të shkollave, pjesë e së cilës është edhe shkolla "Lasgush Poradeci".

Ndërsa për shkollën "Musine Kokalari" e cila është një objekt ku është dëmtuar pjesa e re e saj, jo ndërtimi i vjetër, po punohet për një projekt, por nuk është marr një vendim se çfarë do bëhet.

 Ai tha se për sa i përket shkollës me turne duhet pak mirëkuptim.