Manastirliu: Vaksina kundër gripit, falas; Rama: Janë siguruar 368 mijë doza

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se Shqipëria ka siguruar vaksinat kundër gripit sezonal.

Ministrja ka vizituar ditën e sotme Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku ka parë nga afër nisjen e procesit të vaksinimin kundër virozave sezonale.

Manastirliu: “Ky ka qenë rekomandimi i ekspertëve në hartimin e strategjisë sonë, ku një prej komponoentëve ishte mbrojtja nga virozave stinore. Pikërisht vaksina kundër kripit është një element i parashikuar dhe në kemi marrë masa që nga muaji prill që të shumëfishojmë vaksinat kundër gripit”.

Sipas ministres, vaksina do të jetë falas dhe do e marrin të parë grupet e riskuara.  

Manastirliu:Është një vaksinë që do të jepet falas për grupet e riskuara, jo vetëm personeli shëndetësor, të moshuarit etj”.  

Sipas asaj që poston në Facebook edhe kryeministri Edi Rama, 368 mijë doza vaksine janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe do të jenë në dispozicion të grupeve më të rrezikuara, duke filluar nga personeli shëndetësor.