Balliu: Rama do tentojë të vjedhë zgjedhjet, nëse s'ka pushtet përballet me drejtësinë

Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, mazhoranca dhe opozita ende nuk janë dakordësuar për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Për ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, kryeminstri Edi Rama do të tentojë t'i vjedhë zgjedhjet, pasi kërkon të ruajë kokëne  tij.

I ftuar në ''Ora News'', Balliu tha se pa pushtet, Ramës do i duhet të përballet me drejtësinë.

Klevis Balliu: ''Edi Rama do tentojë dhe do bëjë gjithçka për t'i vjedhur zgjedhjet, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë dyshim. Edi Rama nuk luan vetëm për mandatin e tretë, por ka hallin e kokës së vetë. është koshient për krimet që ka bërë. E vetmja gjë që e mban Edi Ramën larg dyerve të burgut, është pushteti i tij kryeministror. Pa atë pushtet, atij do i duhet të përballet me drejtësin dhe me ligjin. Ai do bëjë gjithçka për t'i shkatërruar dhe vjedhur votat. Opozita e Bashkuardhe qytetarët nuk do lejojë që vota e tyre të vidhet.''

Balliu u shpreh se PD i mbetet listave të hapura 100%, dhe nuk tërhiqet nga kërkesa për këshillim me OSBE-ODIHR.

Klevis Balliu: ''Partia Demokratike nuk do tërhiqet nga kërkesa për t'u këshilluar me OSBE-ODIHR, duke marrë parasysh që PS ka shkelur konsensusin e arritur nga të gjitha palëve, përsa i përket koalicioneve. Ne i qëndrojmë kërkesës tonë të parë, për listat e hapura, 100% të hapura. Lista gjysmake nuk mund të ketë dhe nuk ekziston. Kjo është diçka e shpikur nga Edi Rama sepse nuk do lista të hapura.

Ne i qëndrojmë kësaj kërkese dhe ndërmjetësimin e OSBE-ODIHR për çdo gjë për të cilën palët nuk bien dakord. Nuk mendoj se ka ndonjë paqartësi. Kemi Edi Ramën i cili kërkon shkatërrimin e konsensusit të arritur, për interesa personale. Kemi Edi Ramën që kërkon lista të mbyllura, dhe kemi PD që kërkon respektimin e konsensusit të arritur, dhe kërkon lista 100% të hapura.''

Klevis Balliu në studion e Ora News

Sipas Balliut, shkelja e konesnusit të 5 qershorit, u krye nga Rama pasi kërkon të shkatërrojë koalicionet.

Klevis Balliu: ''Kjo shkelje e konsensusit sa i takon koalicioneve, çfarë tregoi? Tregoi planin për partinë shtet për mandatin e tretë. Shkatërrimi i koalicioneve është interes personal i Ramës dhe i PS, si një parti e mbetur vetëm. Rama ndryshon ligj, kushtetutë, parlament dhe ngre të gjithë shtetin në këmbë për interesine tij personal. Interesi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë janë listat 100% të hapura.''

Balliu tha se ndëekombëtarët e kanë bërë të qartë që duhet të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.

Klevis Balliu: ''Ndërkombëtarët kanë qenë të qartë, të respektohet 5 qershori. Nuk ka çfarë të diskutohet më. Faji është i Edi Ramës. E ka kuptuar që asnjë shqiptar nuk e voton më. Kërkon të gjejë kleçka ligjore, politike, vendosi të shkelë çdo interes kombëtar,v etëm që të përfitojë vetë. Nëse kemi kushtetutë, ligj, parlament, nuk i kemi për interes të partive, por të shqiptarëve. Këtu rëndësi kanë qytetarët shqiptarë.''

Intervistoi në studio Eneida Ndoci, përgatiti për online Renato Çaushi.