Koka: Ambasadorët për Kryeministrin kanë gjithmonë një "rrotullim gjuhe", Rama do pranojë gjithçka përpos koalicioneve

Mazhoranca u tërhoq nga kalimi i kodit të rizgjedhor me 1 tetor në Kuvend. Gazetari, Bledian Koka, thotë se gjithçka ështëprodukt i presionit ndërkombëtar, përkundër rezervave.

Ai thotë se Ambasadorët, kur vjen puna te EdiRama e "rrotullojnë gjuhën."

Koka: Jo më kot ka pasur një tërheqje nga show i radhës që bëri sotmazhoranca me Gjiknurin dhe Manjën. Soreca sot ka qenë më i drejtëpëdrejtë në qëndrimine tij sesa Kim që edhe pse marrëveshjka është nënshkruar në tokë amerikane thotënuk e kam nënshkruar unë. Kur ka qenë puna për ta hedh topin në fushën e LulzimBashës nuk kanë pasur qime në gju, po i referohem ambasadores amerikane. Kurvjen puna për Edi Ramën ka gjithmonë një rrotullim gjuhe, t'ua lëmë në nder tëshqiptarëve. Se çfarë nderi ka Rama në raport me marrëveshjet politike u pa. Marrëveshjaqë u draftua nga ambasada amerikane sot është hedhur në kosh.

Për Rtv Ora, Koka thotë se pas këtij zhvillimi do të kemi një "pazar"tjetërm, ku Rama do të pranojë çdo gjë përpos kolicioneve parazgjedhore.

Koka: Do të kemi një pazar tjetër. Do ketë një marrëveshje tjetër që Rama dotë pranojë çdo gjë si në 2017, por një gjë që nuk do ta pranojë janëkoalicionet. Opozita ka bërë lëvizjet gabim që me djegien e mandateve.

Intervistanë studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana.